Mbërrijnë në aeroportin e Shkupit 31 shtetas maqedonas të evakuuar nga Afganistani

Maqedonia

Mbërrijnë në aeroportin e Shkupit 31 shtetas maqedonas të evakuuar nga Afganistani

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 09:41
Mbërrijnë në aeroportin e Shkupit 31 shtetas maqedonas të evakuuar nga Afganistani

31 shtetas nga Maedonia e Veriut, që u evakuuan nga Afganistani mbërritën mbrëmë në Aeroportin e Shkupit.

Qytetarët  ishin evakuuar më parë nga Kabuli në Doha, Katar, ku, me ndërmjetësimin e ambasadorit maqedonas në atë vend.

Ata u transferuan nga aeroporti ushtarak ne atë civil, pas çka u dërguan në Stamboll, Turqi. Mbrëmë ata arritën në Shkup nga kryeqyteti i Turqisë. Ata u shprehën se nuk ishin të rrezikuar.

Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, Mehmed Rexhepi nga Tetova i cili ka qenë në Afganistan tha: "Kemi qenë në mbrojtjen e ushtrisë. Jemi gjatë kohë atje. Normal familjarët kanë qenë të shqetësuar. Në fillim nga Kabuli udhëtuam për në Katar, nga atje në Stamboll dhe ja sonte erdhëm në Shkup."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat