Ishin së bashku në një aheng, por dyshohet se 40 vjeçari sulmoi seksualisht 14 vjeçaren

Maqedonia

Ishin së bashku në një aheng, por dyshohet se 40 vjeçari sulmoi seksualisht 14 vjeçaren

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:23
Ilustrim

Për shkak dyshimeve për sulm seksual ndaj 14 vjeçares, vepër penale e dënueshme në bazë të Kodit Penal, Prokuroria Themelore Publike në Veles ka ngritur procedurë ndaj 40 vjeçarit nga Prilepi.

Vepra e tillë vlerësohet si vepër penale në bazë të nenit 188, paragrafi 1 nga Kodi Penal. Duke vlerësuar rrezikun e përsëritjes së rastit, Prokuroria ka propozuar deri te Gjykata zgjatjen e masës së paraburgimit.

Raportohet që tetorin e kaluar I dyshuari në Gradsko kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke tentuar që t’i mbyll gojën dhe njëkohësisht me dorën tjetër të vepron, përkundër rezistencës së vajzës.

“Duke e shtyrë, viktima arriti të marrë një shkop druri dhe të godet të paditurin në kokë. Ai ra në kokë dhe ajo iku në shtëpinë e tij”, deklarojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që ngjarja kishte ndodhur pas një ahengu ku kishin marrë pjesë të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat