Vazhdojnë të jenë të stërmbushura spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë

Maqedonia

Vazhdojnë të jenë të stërmbushura spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë janë ende plot me pacientë me Covid -19. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha sot se koordinimi me drejtorët e këtyre spitaleve është ende në vazhdim me qëllim që çdo pacient që ka nevojë për shtrim në spital të transportohet në Shkup, ku ka ende vende në spitalin në Kozle, ku edhe ka ekip me rrotacion të mjekëve specialistë infektologë dhe pulmonologë.

“Objektet tjera shtesë janë gati, megjithatë, tani për tani, përveç këtij spitali, asnjë kovid qendër tjetër nuk do të ndërtohet siç ishte në valën e mëparshme”, tha Filipçe.

Sipas tij, numrat e rinj të të diagnostikuarve janë inkurajues në kuptimin që janë në rënie, por është shumë herët për të thënë se ky është ndonjë lloj trendi.

“Kjo është arsyeja pse ne po monitorojmë nga afër situatën dhe po ndjekim të gjithë parametrat”, tha Filipçe, duke bërë thirrje përsëri për vaksinim masiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat