Fillon ndërtimi i rrjetit të transmisionit Manastir – Elbasan

Maqedonia

Fillon ndërtimi i rrjetit të transmisionit Manastir – Elbasan

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Me vendosjen e themeleve të betonit, sot në afërsi të Ohrit do të shënohet fillimi i ndërtimit të 400 kilovat rrjet të transmisionit Manastir (Maqedonia e Veriut) – Elbasan (Shqipëri) si pjesë e Korridorit 8.

Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në fillimin e ndërtimit të këtij objekti kapital do të marrë pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat Bllagoja Boçvarski dhe Kreshnik Bekteshi.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të Qeverisë së Shqipërisë, ministri Ilir Bejta si dhe drejtorët Skerdi Drenova dhe Kushtrim Ramadani.

Realizimi i këtij investimi në funksion të plotë, do të thotë në praktik transit i rrymës nga Bullgaria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë deri në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat