Omer Ajdini i kundërpërgjigjet Artan Grubit

Maqedonia

Omer Ajdini i kundërpërgjigjet Artan Grubit

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 19:30
Omer Ajdini

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini i është kundërpërgjigjur Sekretarit Organizativ të BDI-së, Artan Grubi, i cili më herët marrëveshjen e bashkëpunimit mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA e quajti si “koalicioni i 27”.

Ajdini tha se Grubi dhe koalicioni i tij janë të shqetësuar nga bashkëpunimi opozitar pasi që përfundimisht në zgjedhjet lokale do të marrë fund regjimi hibrid.

“E kuptoj shqetësimin dhe ankthin që ka Artan Grubi dhe koalicioni i tij, sepse me bashkëpunimin opozitar këtë herë përfundimisht në zgjedhjet lokale do të marrë fund korrupsioni, krimi dhe regjimi hibrid në të cilën këta njerëz e kanë instaluar në çdo komunë shqiptare dhe prandaj ata frikësohen sepse nuk do të mund të pasurohen dhe të mbrohen në emër të popullit dhe me parat e popullit. Por para se të flasë për 27 prillin Artan Grubi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve.

E para, me kënd dhe pse Artan Grubi u përqafua natën e 27 prillit në momentin që jeta e një deputeti shqiptar ishte në rrezik. E dyta, pse Artan Grubi dhe koalicioni i tij amnistuan shumicën e personave të cilët organizuan ngjarjen e 27 prillit me të dhe Nikolla Gruevskin të cilën ia mundësuan arratisjen.

Pyetja e tretë të cilën Artan Grubi duhet të përgjigjet është se kush ishte funksionari i BDI-së i cili e informoi Nikolla Gruevskin që më 27 prill do të zgjidhet kryetari i Parlamentit. Pra kur të përgjigjet Artan Grubi në këto pyetje atëherë ndoshta mund të flasim për 27 prillin, ngjarjem për të cilën Artan Grubi nuk e ka fijen e moralit që të flasë ose të debatojë”, deklaroi Omer Ajdini – kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat