Merko: Institucionet e dijes meritojnë të vlerësohen

Maqedonia

Merko: Institucionet e dijes meritojnë të vlerësohen

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në një ceremoni modeste të organizuar nga SHMK “Dr.Ibrahim Temo” ishte i pranishëm edhe kryetari i Strugës, Ramis Merko. Në këtë ceremoni Merko tha se asnjëherë nuk është mjaftueshëm kur bëhet fjalë për arsimin.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe me rastin e përmbylljes së investimeve dhe rinovimeve gjatë këtyre tre viteve të fundit, sot në Shkollën e Mesme Komunale “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë, u mbajt një ceremoni modeste për shkak të situatës që ndodhemi.

Në këtë ceremoni, të organizuar nga stafi i shkollës së mesme, me në krye drejtoreshën Besime Jonuzi, morrën pjesë kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko, ministri për shoqëri informatike dhe administratë z. Jeton Shaqiri, përfaqësues nga komuna dhe profesorë të shkollës, ndër ta edhe profesorë ne pension.

Fjalën hyrëse e mori drejtoresha e shkollës, e cila numëroi investimet e realizuara duke falenderuar kryetarin Merko për përkushtimin ndaj arsimit dhe dijes.

Më pas kryetari i Komunës z. Ramis Merko u shpreh se asnjëherë nuk është mjaftueshëm për arsim. Institucionet e dijes meritojnë të vlerësohen, sepse shoqëria përparon vetëm përmes arsimit dhe kulturës e aq më tepër që kjo shkollë mishëron një bashkëjetesë multietnike.

Arsimi tani kalon sfida të mëdha dhe unë jam i bindur që këto sfida do i kalojmë sëbashku me sukses.

Urime dhe mbarësi për këtë vit shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat