Prokuroria heton shkaqet e zjarrit tragjik në spitalin e Tetovës

Maqedonia

Prokuroria heton shkaqet e zjarrit tragjik në spitalin e Tetovës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Sistemi i mbrojtjes nga zjarri në spitalin modular në Tetovë është nën vëzhgimin e prokurorëve. Kontrollohet nëse dhe sa aparate zjarrfikëse kishte, a kishte spërkatës që duhej të aktivizoheshin gjatë zjarrit, a ishin aktivizuar ose pse jo? Koordinatori i Covid qendrës në Tetovë pohon se kishte aparate zjarrfikëse, por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

"Ishte e çuditshme që për tre minuta i gjithë objekti të përfshihet nga zjarri dhe të mbesë vetëm hekuri. Është e çuditshme për mua, nëse do ishte edhe dru i thatë, nuk do digjej aq shpejtë" – tha Gëzim Nuredini, koordinator i Covid spitalit në Tetovë.

Të gjitha provat materiale po shqyrtohen nga departamenti kriminalistik i Ministrisë së Brendshme. Kjo duhet të tregojë shkakun e zjarrit.

"Në atë drejtim, është dhënë urdhër për angazhimin e një eksperti në fushën e inxhinierisë elektrike" – njoftojnë nga Prokuroria.

Në vërtetimin e shkaqeve të zjarrit do të përfshihen edhe anëtarët e Krim Policisë Federale Gjermane, ardhja e të cilëve është paralajmëruar për ditët në vijim. Paralelisht skanohen të gjitha kamerat nga dhe përreth spitalit. Megjithëse ministri Filipçe paralajmëroi kontrolle nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në lidhje me pretendimet se kishte vizita nga njerëz të tjerë dhe të afërm në spital, deri më tani nuk ka asgjë nga kjo gjë.

Inspektorati nuk mund të inspektojë provat nëse dikush ka hyrë i paautorizuar ndërsa prokuroria po heton, përveç nëse kanë marrë udhëzim të tillë nga vetë prokurorët. Deri më tani, janë marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe personel mjekësor. Policisë së Tetovës iu kërkua të siguronte të gjithë dokumentacionin për ndërtimin e spitalit modular, si dhe nga kompaninë BRAKO, e cila i ka montuar të gjitha spitalet e tilla në gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat