Kur qentë vranë Xhejhane Mexhitin në 2018, Taravari nuk dha dorëheqje

Maqedonia

Kur qentë vranë Xhejhane Mexhitin në 2018, Taravari nuk dha dorëheqje

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:30
Taravari

Gostivari u trondit në vitin 2018 nga një ngjarje  trishtuese ku qentë endacakë  u bënë shkaktarë për  Xhejhane Mexhitin që duke ikur nga qentë  ra në lum dhe humbi jetën. Në atë kohë kryetari i komunës së Gostivarit nuk e ndeju të  morlashme të jepte dorëheqje dhe sot po këta të ASh-së në krye me Taravarin janë duke shitur moral për ngjarjen tragjike në Tetovë.

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Tetovë, një skandal të madh bëri kryetari i komunës së Gostivarit në vend që të shprehnte ngushllime dhe shërim të të  lënduarve ai u mundua të fitojë poena politikë  duke kërkuar dorëheqje ende pa u zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Kur sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, Drejtori i Spitalit, Florin Besimi dhe ai ekonomik Artan Etemi dhanë dorëheqje si akt moral, ASh-ja e Taravarit bashkë me Ziadin Selën sërish u munduan  të kërkojë përgjegjësi me pretendimin e tyre që dorëhejqet u dhanë për t’i ikur përgjegjësisë, por harruan se fjalën e fundit për ngjarjen tragjike e kanë organet kopetente.

Ndryshe në rrjetet sociale dorëheqjet e katër funskionarëve janë përshëndetur, ku tani e tutje fjalën e fundit e ka prokuoria për të zbardhur edhe shkaqet që çuan deri të kjo tragjedi.

Vlen të theksohet se në ndihmë të Prokurorisë do të vijnë edhe ekspertë, hetues të kriminalistikës nga Gjermnia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat