Pendarovski: Pritet të vijnë ekspertët gjerman, sepse kanë reputacion të lartë për hetime kriminalistike

Maqedonia

Pendarovski: Pritet të vijnë ekspertët gjerman, sepse kanë reputacion të lartë për hetime kriminalistike

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:53
Stevo Pendarovski

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i ftuar në emisioni “360 Gradë” në Alsat duke folur për tragjedinë në Tetovë tha se është paralajmëruar ardhja e ekspertëve gjermanë që do të përfshiheshin në pjesën e zbardhjes së rastit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, këta ekspertë do të bashkëpunojnë me MPB-në dhe indirekt me hetimin e Prokurorisë Publike, edhe pse formalisht nuk ka hetim në kuptimin penal- procedural dhe ende është në para- hetim.

Në njoftimin e Qeverisë nuk ka afat kur do të vinë ekspertë gjerman.

Dje e thashë, pa e apostrofuar shtetin. Dje mu tha se ata do të vinë deri në fund të javës ndërsa edhe mund të vijnë ekspertë tjerë më shpejtë, për 48 orë, por ekspertët gjerman sepse kanë reputacion të lartë për hetime kriminalistike, pritet të vijnë…frazën që e përdorin ato është “për disa ditë””, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat