Zaev nesër në Tiranë për takim me kancelaren Merkel

Maqedonia

Zaev nesër në Tiranë për takim me kancelaren Merkel

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 19:24
Zaev dhe Merkel

Kryeministri Zoran Zaev, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, do të udhëheqë delegacionin qeveritar në vizitën një ditore në Tiranë.

“Zaev do të merr pjesë në takimin e punës së kancelares gjermane Merkel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Sipas agjendës, gjatë pasdites, kryeministri Zaev bashkërisht me zëvendësin e tij për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e MPJ-së, Bujar Osmani do të kenë takim bilaterale me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në kuadër të vizitës një ditore në Tiranë, sipas Qeverisë, Zaev do ta vizitojë edhe Qendrën Maqedonase Kultutore në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat