LSDM: VMRO-DPMNE-ja do të mposhten nga qytetarët

Maqedonia

LSDM: VMRO-DPMNE-ja do të mposhten nga qytetarët

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Para çdo cikli zgjedhor, Mickoski ose dikush nga partia duhet të shkojë në Budapest për tu takuar me mentorin e tij, shefin dhe financierin e tij, Nikolla Gruevski.

Vitin e kaluar, para zgjedhjeve, Mickoski ishte gjithashtu në Budapest. Nëse atëherë ai shkoi që Gruevski të përpilonte listat për deputetë, a shkoi Mickoski tani për para të fushatës për këto zgjedhje?

Ne do të shohim drejtimet e reja për destruktivitetin, bllokimet dhe frenimin e republikës që Mickoski do të marrë nga Gruevski.

Është e qartë se Mickoski nuk mund të dalë nga matrica e Nikolla Gruevskit, është e qartë se VMRO-DPMNE ende udhëhiqet nga Budapesti.

Prandaj, në këto zgjedhje, VMRO-DPMNE-ja e pareformuar dhe politikat e saj katastrofike edhe një herë do të mposhten nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat