Padi për një polic, arsyeja është kjo

Maqedonia

Padi për një polic, arsyeja është kjo

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Një nëpunës policor nga SPB Shtip mori padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “maltretim në kryerjen e detyrës”.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 29 shtator të këtij viti rreth orës 21:00 në hapësirat e Stacionit policor në Shtip, nëpunësi policor i paraqitur veprën e ka bërë në mënyrën që pa u thirrur ka hyrë në hapësirat e stacionit policor ku nga një nëpunës tjetër policor është siguruar fëmijë i mitur i thirrur dhe e ka goditur të miturin i cili mori lëndime.

Është thirrur ndihma e shpejtë e cila i ka konstatuar lëndimet dhe i ka ofruar ndihmë mjekësore.

Ndërsa kundër nëpunësit policor është ngritur edhe procedurë për vërtetim të përgjegjësisë disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat