Komisionin për rrugën Tetovë-Prizren do ta udhëheqë Rexhepi

Maqedonia

Komisionin për rrugën Tetovë-Prizren do ta udhëheqë Rexhepi

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Bekim Rexhepi do të udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren.

Si rrjedhë e memorandumeve për bashkëpunim të nënshkruara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në lidhje me studimin fizibilit për rrugën Prizren-Tetovë dhe për tamponin e zonës Blacë, u formua Komisioni nga ana e Qeverisë së RMV, ku kryetar i Komisionit është propozuar zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Kjo rrugë është premtim i Qeverisë Kurti 2 kurse ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria e Maqedonisë, që është edhe ana tjetër e rrugës që vazhdon nga pjesa e Kosovës, që lidh Prizrenin dhe Tetovën, nëpërmjet malit Sharr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat