E diela, ditë jopune në Maqedoni, ja kur do të miratohen ndryshimet

Maqedonia

E diela, ditë jopune në Maqedoni, ja kur do të miratohen ndryshimet

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Muhamet Hoxha

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit ndërkohë edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës që përcakton të dielën si ditë pushimi javor.

“Me këtë Propozim-ligj mundësohet që mbi 92% e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe me këtë të krijojnë baraspeshë mes jetës private dhe asaj profesionale.

Ndryshimet parashikojnë së paku 50% mëditje më të lartë dhe ditë të lirë, për ata që do të punojnë të dielave.”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Ekzekutivi pret që këto ndryshime të miratohen në Kuvend, sepse janë në drejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat