Pas një muaji koronavirusi u kthye në Dibër

Maqedonia

Pas një muaji koronavirusi u kthye në Dibër

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Dibër është regjistruar një i infektuar i ri me virusin Kovid-19, i cili, siç thonë autoritetet, është me pasqyrë të lehtë të sëmundjes. dy rastet e fundit të të infektuarve të rinj në këtë qytet u regjistruan më 19 tetor, ndërsa pothuajse dy javë nuk ka pasur raste aktive.

Nga fillimi i pandemisë, kur në fund të shkurtit 2020 u regjistruan dy rastet e para, bashkëshortë të fshatit Balanci, Komuna Qendër Zhupë, pas kthimit të tyre nga Italia, ndërsa pastaj kjo zonë u bë vatra e parë e sëmundjes, deri tani, janë regjistruar 1.454 raste pozitive.

Nga numri i përgjithshëm betejën e humbën mbi 80 persona nga të dyja komunat, të cilat me aktivitetin e vet i mbulon Njësia e Punës për Shëndet Publik dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit me Veprimtari të Zgjeruar.

Në pikën e vaksinimit të vendosur në spitalin modular në qarkun e spitalit, ndërkohë, pa problem po zhvillohet imunizimi kundër Kovid-19. Në të dyja komunat deri tani dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 e kanë marrë rreth 8.100, dy doza rreth 7.300 (plus mbi 1.200 në Shkup dhe Ohër), derisa dozën e tretë rreth 250 persona.

Paralelisht po zbatohet imunizimi kundër gripit sezonal. Në Njësinë e Punës për Shëndet Publik janë imunizuar rreth 120 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat