Mickoski: Zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme

Maqedonia

Mickoski: Zgjedhje të shpejta dhe të parakohshme

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 23:55
Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristijan Mickoski, sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, theksoi edhe një herë vlerësimin e tij se vendit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare.

Siç tha ai, qeveria është jokredibile dhe me mbajtjen e saj në pushtet humbësi më i madh është populli.

“Tani, siç është situata, mendoj se nuk do të ketë asgjë për qytetarët e Maqedonisë, as për këtë qeveri, diçka që mund të jetë e re dhe kreative. Sa më gjatë të qëndrojë ky pushtet jokredibil aty ku është, aq më shumë do të humbasin qytetarët e Maqedonisë.

Këtu nuk ka përkatësi etnike, humbasin maqedonasit, humbasin edhe shqiptarët edhe turqit, serbët, vllehët, romët dhe boshnjakët, fjalë për fjalë të gjithë”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat