Shpërthen vetura e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës së Maqedonisë Gjorgji Manaskov

Maqedonia

Shpërthen vetura e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës së Maqedonisë Gjorgji Manaskov

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Foto nga shpërthimi i veturës

Mbrëmë Oda Ekonomike e Energjetikës së Maqedonisë në profilin e saj në Facebook njoftoi se vetura në të cilën ishte duke vozitur kryetari i Odës Ekonomike Gjorgi Manaskov ka shpërthyer në autostradën te udhëkryqi në Vizbegovë në drejtim të Shkupit.

Manaskov ishte me një udhëtarë në makinë në momentin e shpërthimit.

Oda e Tregtisë bën me dije se policia e ndërhyrjes së shpejtë që ndodhej aty pranë dhe zjarrfikëset kanë reaguar menjëherë, por nuk kanë arritur të shuajnë Mercedesin S200 të zi, i cili u dogj krejtësisht në më pak se 3 minuta.

Nga Oda bëjnë të ditur se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat