Kolona në pikat kufitare të Maqedonisë, më shumë udhëtarë në Tabanoc

Maqedonia

Kolona në pikat kufitare të Maqedonisë, më shumë udhëtarë në Tabanoc

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Mijëra automjete kanë hyrë në Maqedoni përmes pikave kufitare në dy ditët e fundit. MPB bën me dije se dje dhe pardje janë regjistruar gjithsej 35.607 automjete për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga këto, 23.494 vetura kanë qenë për hyrje dhe 12.113 mjete kanë dalë nga vendi.

Numri i hyrje-daljeve është edhe sot i madh, mbi 15 mijë. Më së shumti trafik në ditët e fundit është në vendkalimin kufitar Tabanoc. Nmër i madh i qytetarëve të Maqedonisë që punojnë jashtë vendit, kanë vendosur që festat e Vitit të Ri t’i kalojnë në vendlindje.

Policia Kufitare bën me dije se pritja e gjatë në pikat kufitare është bërë për shkak të protokolleve, ku qytetarëve u kontrollohen dokumentet për vaksinim të plotë me dy doza ose test PCR.

Ministria e Brendshme thotë se në pikat kufitare janë hapur disa sportele për të hyrë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat