Sot hyn në fuqi “e diela ditë jo pune”

Maqedonia

Sot hyn në fuqi “e diela ditë jo pune”

Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:31
Ilustrim

Sot do të jetë e diela e parë jopune. 

Inspektorati i Tregut u bëri thirrje të gjithë punëtorëve të paraqesin çdo rast nëse ballafaqohen me shkelje të të drejtave të tyre.

Me hyrje në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, Inspektorati do të vendosë edhe kujdestari nëpër rajone.

Ata që do të punojnë të dielën në veprimtari në të cilat procesi tekniko-teknologji nuk mund të ndërpritet, do të duhet të marrin mëditje më të larta për 50% dhe duhet të ketë një ditë të lirë të cilën do të mund ta shfrytëzojnë brenda 7 ditëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat