Besimi-Selami-Llukarevska: Vazhdojmë fuqishëm në reformimin dhe digjitalizimin e sistemit tatimor

Maqedonia

Besimi-Selami-Llukarevska: Vazhdojmë fuqishëm në reformimin dhe digjitalizimin e sistemit tatimor

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Krerët e DAP-it Sanja Llukarevska dhe Abdul Selam Selami sot zhvilluan takim me ministrin e financave Fatmir Besimi. Në takim u diskutuan shumë tema të cilat na lidhin si institucione, me theks të veçantë për Strategjinë e reformave tatimore, digjitalizimin, ekonominë joformale, bashkëpunimin me FMN, BB Tax diamond, Tadat etj., për status të ligjeve të lidhura me DAP, e në veçanti ligji për DAP, si dhe tema tjera.
Viti 2022 është vit i realizimit të planit të

Postimi i plotë i Zv/ drejtorit Selani:

Sot bashkë me drejtoreshën në hapësirat e Drejtorisë për të Ardhura Publike, kishim nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim ministrin e financave të RMV-së, z.Fatmir Besimi. Në takimin e punës diskutuam për shumë tema të cilat na lidhin si institucione, me theks të veçantë për Strategjinë e reformave tatimore, digjitalizimin, ekonominë joformale, bashkëpunimin me FMN, BB Tax diamond, Tadat etj., për status të ligjeve të lidhura me DAP, e në veçanti ligji për DAP, si dhe tema tjera.

Viti 2022 është vit i realizimit të planit të bujshëm të cilin e kemi planifikuar ne si institucion dhe që bashkëpunimi intenziv me institucionet relevante si Ministria e financave, është më se i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat