Pas tërmetit, qytetarët natën e kalojnë jashtë shtëpive

Maqedonia

Pas tërmetit, qytetarët natën e kalojnë jashtë shtëpive

Më: 10 janar 2022 Në ora: 00:54
Tërmeti, qytetarët natën e kalojnë jashtë shtëpive

Pas tërmetit në mbrëmjen e së dielës, në Manastir ka pasur ndërprerje të sinjalit të celularëve, njoftojnë për TV21 qytetarët.

Sipas tyre, ka pengesa në kryerjen e telefonatave, ndërkaq pengesa janë regjistruar edhe në komunikim përmes internetit. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend dridhje të tilla, ndërkaq shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Tërmeti ishte prej 5.8 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat