Policët kanë shpëtuar një person nga ujërat e Vardarit

Maqedonia

Policët kanë shpëtuar një person nga ujërat e Vardarit

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Policia njofton se sot ka shpëtuar një person i cili kishte rënë në ujërat e Vardarit.

“Me datë 05.02.2022 në ora 12:45 pas marrjes së njoftimit në SPB Shkup se në rrjedhën e lumit Lepenc në lumin Vardar kishte rënë një person në ujë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të menjëhershme dhe personi është nxjerrë (shpëtuar) nga uji nga policët e stacionit policorë në Karposh.

Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Shkupi, i cili më parë ishte hedhur në lumë, ndërsa përndryshe është pacient në spitalin e Bardovcit.

Ai është transferuar në spitalin “8 Shtatori” nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat