LSDM: Kryetarët e paaftë të VMRO-DPMNE-së të paguajnë faturat

Maqedonia

LSDM: Kryetarët e paaftë të VMRO-DPMNE-së të paguajnë faturat

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

LSDM ka reaguar ndaj kryetarëve nga radhët e VMRO-DPMNE duke i quajtur të paafta të cilat nuk janë në gjendje të paguajnë as faturat, konkretisht ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska.

Nga LSDM theksojnë se Arsovska seriozisht duhet të shqyrtojë çështjen me krizën energjetike. Siç thuhet në kumtesa Qeveria ka qenë ajo që deri më tani ka ndihmuar qytetarët në fushën e krizës energjetike

“Së pari u deklarua se nuk është kompetente për ngrohje qendrore duke i lënë shkupjanet vetëm. Ndërhyri Qeveria dhe tani shkupjanët kanë ngrohje.

E njëjta Danela Arsovska sërish adreson kërkesa të reja për energji elektrike. Si të mos ketë para në llogari, ndërsa ka 109 ushtarë partiakë të VMRO-DPMNE-së në administratë”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat