Shaqiri: Arsimi dual do të rris punësimet në Maqedoni

Maqedonia

Shaqiri: Arsimi dual do të rris punësimet në Maqedoni

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 10:41
Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka theksuar se duhet promovuar arsimi dual profesionale në mënyrë që të rritet numri i nxënësve në këto drejtime. Sipas tij ka mungesë të theksuar të kuadrove profesionale në tregun e punës.

Shaqiri theksoi se së bashku me pushtetin lokal dhe komunitetin e bizneseve do të kontriubojnë në këtë drejtim.

“Bizneset,menaxherët e kompanive dhe drejtorët e shkollave më së miri e dinë ku duhet të intervenohet për të siguruar drejtime të cilat janë të kërkuara në treg dhe cila është mënyra më e mirë të realizohet”, tha Shaqiri.

Shaqiri shtoi se kjo do të rrisë edhe punësimet dhe qëndrimin e të rinjve në vendin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat