Protestojnë mjekët amë, kërkojnë pagesa më të larta

Maqedonia

Protestojnë mjekët amë, kërkojnë pagesa më të larta

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Mjekët amë nga shëndetësia primare, specialistët privatë dhe stomatologët të cilët kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, sot kanë nisur protestën e paralajmëruar. Ata shprehen të pakënaqur me kërkesat e papërmbushura, kryesisht përshkak të goditjeve financiare që mund të çojnë në mbylljen e ordinancave të tyre. Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privat, Lilija Çollakova Derishova tha se mjekët  gjatë ditës së sotshme do të punojnë vetëm për rastet urgjente.

Lilija Çollakova Derishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat

“Mjekët i kanë hapur ordinancat e tyre dhe gjatë ditës nuk do të presin pacientë, përveç rasteve urgjente. Ata nuk do të ofrojnë shërbime përmes  sistemit ‘Termini im’, ndërsa pacientët të cilët nuk duan të presin udhëzime, rekomandime për  terapi dhe caktimin e analizave, i dërgojnë në qendrat emergjente”

Derishova tha se  kanë pasur  mbështetjen e pacientëve nga të gjitha grupmoshat, dhe theksoi se deri më tani nuk ka pasur emergjenca por në raste se do të ketë, ajo tha se të njëjtit do të pranohen.

Mjekët amë kërkojnë ngritjen e vlerës së pikave kapitale, për të cilën janë premtuar 95 denarë, si dhe ndryshimin e Ligjit për shëndetësi, me të cilin të gjithë pacientët në vend që të jenë pjesë e faksimilit të mjekut, t’i përkasin mjekut familjar.

Gjatë ditës së sotshme kryetarja e shoqatës së mjekëve privat  do të ketë takim me zëvedësministrin e Shëndetësisë, Vladimir Rendeski, ku do t’I prezantojnë arsyet dhe kërkesat për protestën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat