BDI: Përkrahje për Ukrainën, dënojmë thirrjet për përkrahje të agresionit rus nga elemente margjinale në vend

Maqedonia

BDI: Përkrahje për Ukrainën, dënojmë thirrjet për përkrahje të agresionit rus nga elemente margjinale në vend

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se po ndjek nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës dhe dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina dhe vënien e tyre nën qeverisjen ruse.

“Me këtë shkelet Marrëveshja e Minskut, minohen bisedimet e formatit të Normandisë dhe rrezikohen përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës. Ne mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. E vetmja gjë që do ta konsiderojmë si sukses është ç’tensionimi i situatës, që mund të arrihet vetëm me tërheqjen e forcave ushtarake të Federatës Ruse rreth Ukrainës. Duam të potencojmë se këto pikëpamje politike përfaqësojnë pjesë të kursit të përgjithshëm të vendit dhe interesave strategjike si anëtare e Aleancës Veri-Atlantike”, thonë nga BDI.

Nga BDI thonë se po dënojnë të gjitha thirrjet e grupeve politike në vend, partnerëve të tyre të koalicionit dhe bashkëpunëtorëve strategjik, si dhe individëve që i përfaqësojnë ato, me të cilat aprovohet sjellja agresive dhe armiqësore e Rusisë dhe inkurajohen veprimet e saj.

“Kjo jo vetëm që nuk është e përshtatshme për orientimin tonë euroatlantik, por e konsiderojmë si pjesë të një veprimi hibrid të faktorëve të jashtëm për të minuar angazhimin tonë, duke krijuar përçarje në strukturën politike”, thuhet ë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat