Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Parashikimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 mars 2022 Në ora: 07:12
Ilustrim

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të borës.

Në disa vende thuhet se reshjet do të jenë më të dendura, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Do të fryjë edhe erë veriore, ndërkaq temperaturat do të jenë: minimalja prej -2 deri në 3, kurse maksimalja – prej 2 deri në 7 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, kurse maksimalja do të arrijë deri në 5 gradë celsius.

Mot i ngjashëm, me vranësira dhe i ftohtë pritet edhe gjatë ditëve në vijim. Do të shoqërohet me reshje të kohë pas kohshme të shiut dhe borës. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat