Ulet interesimi për vaksinim në Likovë

Maqedonia

Ulet interesimi për vaksinim në Likovë

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:49
Ilustrim

Interesimi për vaksinim kundër COVID-19 është ulur në Kumanovë.

Nga Spitali i Likovës njoftojnë se është ulur interesi për dozën e parë, dytv, ndërsa për dozën e tretë ka interes vetëm për qytetarët më të moshuar.

“Vaksinimi shkon pa pengesa, por në kohët e fundit është zvogëluar interesi. Më së shutmi interes ka te personat më të moshuar. Dozën e parë e pranojnë vetëm ata që planifikojnë të udhëtojnë”, deklaroi koordinatori i pikës vaksinale, Hamid Fetau.

Ai bën thirrje për vaksinim, sidomos gjatë dy ditëve të ardhshme ku në qendër të Kumanovës nga ora 11:00 deri në ora 15:00 do të ketë vaksinim.

Ndryshe, sipas të dhënave të Spitalit të Likovës, me dozë të tretë janë vaksinuar 166 persona, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë vaksinuar 1.841 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat