Aliti: Në sektorin publik të punësuar janë 55.3 për qind gra dhe 44.7 për qind burra

Maqedonia

Aliti: Në sektorin publik të punësuar janë 55.3 për qind gra dhe 44.7 për qind burra

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:25
Admirim Aliti

Në sektorin publik në vend me 31 dhjetor të vitit të kaluar janë punësuar 132 088 persona në 1 346 institucione. Më shumë se gjysma kanë të paktën një arsim të lartë. Krahasuar me vitin e kaluar janë rreth 900 të punësuar më shumë. Në organet shtetërore ka një reduktim me rreth 600 persona. Shumica e punonjësve të sektorit publik punojnë në arsim. Mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjeç.

Kështu tregon analiza e Raportit Vjetor për të punësuarit në sektorin publik për vitin 2021, të cilin e prezantoi sot në  konferencën për media ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Admirim Aliti.

Raporti tregon se shumica e të punësuarve ose 55.3 për qind janë gra dhe 44.7 për qind janë burra. Mosha mesatare e punonjësve të sektorit publik është 46 vjeç. Për nga përkatësia etnike në nivel të gjithë sektorit publik, maqedonasit janë të përfaqësuar me 73,57 për qind, shqiptarët me 20,35, turqit me 1,95, romët 1,19, serbët me 1,07 për qind.

Në vitin 2021 është rritur numri i personave me kualifikime të arsimit të lartë, pra më shumë se gjysma e të punësuarve në sektorin publik kanë më pak arsim të lartë. Prej tyre 4753 janë master dhe 2575 doktorë shkencash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat