Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë shi lokal.

Siç bëri të ditur DPHM, nesër do të ketë stabilizim të motit me rritje të temperaturës ditore. Temperatura minimale do të lëvizë prej -1 deri pesë gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 14 deri 20 gradë.

Të enjten në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi intensiv të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Pastaj në dy ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe dukshëm më i ngrohtë.

Më ngrohtë do të jetë të shtunën, me temperaturë maksimale prej 18 deri 27 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat