Taravari: Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë

Maqedonia

Taravari: Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:43
Taravari

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u shpreh se në kohë pandemia është vështirë të paguhen tatimet, posaçërisht pas vitit 2020 kur filloi pandemia e coronavirusit.

“Gjatë pandemisë nga viti 2020 deri në vitin 2021 ne bënim thirrje te qytetarët që të paguajnë tatimet. Tani si komunë filluam fushatën për t’i motivuar qytetarët të paguajnë, përndryshe nuk mund të funksionojmë”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë.

“Me këtë nënkuptoj se shumë pak para u kthehen komunave, posaçërisht në kohën kur kemi pandemi, krizë energjetike dhe tani lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që ndikoi në rritjen e çmimeve dhe varfëroi qytetarët. Tani ata më pak do të paguajnë tatimet, ndërsa këto janë burimet financiare të komunave”, u shpreh Taravari.

Në një shoqëri të centralizuar dhe një funksionim i shtetit, sipas Taravarit është vështirë të funksinojnë komunat./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat