Arsovska: Shpërblime për zjarrfikësit që reaguan shpejt në zjarrin në fabrikën “Treska”

Maqedonia

Arsovska: Shpërblime për zjarrfikësit që reaguan shpejt në zjarrin në fabrikën “Treska”

Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:01
Arsovska

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska sot mori vendim që të ndahet shpërblim adekuat për zjarrfikësit e Shkupit për shkak të reagimit të tyre të shpejtë dhe intervenimit efikas gjatë përballjes së djeshme të suksesshme me stuhinë e zjarrit në ish fabrikën Treska.

“Zjarrfikësit janë heronjtë e qytetit tonë.

Në shenjë falënderimi për sakrificën e tyre dhe nivelin e lartë të profesionalizimit, mora vendim që të shpërblehen, si reflektim i mbështetjes për mbrojtjen e Shkupit dhe shkupjanëve”, tha Arsovska.

Kryetarja theksoi se zjarri me të cilin dje u përball brigada zjarrfikëse ishte me rrezik të lartë dhe përmasa të mëdha, por megjithatë u lokalizua shpejtë pa viktima dhe të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat