Bytyqi: Qeveria do t’i publikojë emrat e kompanive që shkaktuan rritje artificiale të çmimeve

Maqedonia

Bytyqi: Qeveria do t’i publikojë emrat e kompanive që shkaktuan rritje artificiale të çmimeve

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:40
Bytyqi: Qeveria do t’i publikojë emrat e kompanive që shkaktuan rritje artificiale të çmimeve

Qeveria do të publikojë listën e të gjitha kompanive që shkaktuan kërcimin artificial të çmimeve pasi shërbimet inspektuese të përcaktojnë nëse rritja e çmimit është reale, tha sot zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai tha se është bërë rritje artificiale e çmimit të produkteve të caktuara.

“E kam thënë edhe javën e kaluar se ka një rritje marramendëse dhe artificiale të çmimeve.

Ja dy shembuj se pse e thash këtë. Në vetëm dy ditë marzhi i fitimit për pastat nga një prodhues u rrit nga katër për qind, më 31 maj, në 72.5 për qind, domethënë qytetarët paguajnë një marzh fitimi 65 për qind më të lartë për pastat nga një prodhues”, shtoi Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat