Dridhjet e tërmetit në Kosovë janë ndjerë edhe në Shkup, autoritetet japin detaje

Maqedonia

Dridhjet e tërmetit në Kosovë janë ndjerë edhe në Shkup, autoritetet japin detaje

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Tërmeti i mëngjesit të sotëm është ndjerë edhe në Shkup.

Këtë e konfirmojnë edhe autoritetet për mbikëqyrje sizmike në vend.

Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko Natyrëroë – Shkup, mëngjesin e datës 31.7.2022, ka regjistruar një tërmet me epiqendrën 26 kilometra në verilindje të Shkupit, në Republikën fqinje të Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmetet kanë ndodhur në orën 08:28 me magnitudë lokale ML2.8 dhe me intensitet II-III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Shkupit dhe zonën përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat