​Grubi: I bashkohem thirrjes së Ramës për drejtësi ndaj katër krerëve të UÇK-së

Maqedonia

​Grubi: I bashkohem thirrjes së Ramës për drejtësi ndaj katër krerëve të UÇK-së

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:26
Artan Grubi

Fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës, e ka mbështetur zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ai ka thënë se i bashkohet thirrjes së Ramës për “të rishikuar Rezolutën 1782 që të shpallën të pabaza akuzat për trafikim ë organeve njerëzoren ë luftën e Kosovës”.

I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës”, ka shkruar Grubi.

Numri dy në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka thënë gjithashtu se fjalët e Ramës vunë në dukje vullnetin e palëkundur të partneritetit properëndimor dhe kërkesat sipas tij legjitime për Kosovën.

“Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat