​Zelenski dekoron Talat Xhaferin me urdhrin” Jarosllav i Urti”

Maqedonia

​Zelenski dekoron Talat Xhaferin me urdhrin” Jarosllav i Urti”

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 21:36
Zelensky dhe Xhaferi

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka ndarë dekoratën “Jarosllav i Urti” për kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi.

Ishte vet Xhaferi i cili në rrjetin social Facebook ka njoftuar se, për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë, I është ndarë kjo dekoratë.

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë.

Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat