MASH Maqedoni për vonesën tre mujore: Autorët nuk shfaqin interes për të paraqitur propozime për libra

Maqedonia

MASH Maqedoni për vonesën tre mujore: Autorët nuk shfaqin interes për të paraqitur propozime për libra

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe SHkencës deklarohet se librat për nxnësit e klasës së parë, dytë, të katërt dhe të pestë vonojnë për shkak të mosshfaqjes së interesit nga autorët për të propozuar libra.

Sipas tyre, procedura për përpunimin e mbi 20 mijë librave për nxënësit e klasës së parë, dytë, katërt dhe të pestë zgjat për shkak të komplikimeve në procedurë dhe mund të zgjasë disa muaj,

“Në Ligjin për libra është paraparë procedurë për përpunimin dhe furnizimin e librave në më shumë faza dhe afate konkrete për realizim. Këto procese janë komplekse, mund të zgjasin disa muaj”, shprehen nga MASH.

Një nga arsyet pse ka vonesë sipas MASH është se te një lëndë nuk është shfaqur interes për propozim të librit nga ana e autorëve dhe procesi sërish duhet të përsëritet.

“Ndodh që edhe të dorëzohen shkrime nga ku komisionet pastaj kërkojnë përmirësime dhe autorët duhet të veprojnë dhe kjo gjithashtu e zgjatë përfundimin e procedurës”, theksojnë nga MASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat