Gjykimi për rastin “Besa Trans”, menaxheri nuk ndihet fajtor

Maqedonia

Gjykimi për rastin “Besa Trans”, menaxheri nuk ndihet fajtor

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Një vit pas aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, në Shkup filloi gjykimi kundër menaxherit Bekim Haxhiu, i cili akuzohet se autobusi ka kaluar kufirin me patentë false.

Ai sot në gjykatë u shpreh se nuk ndihet fajtor pasi prokurori tha se autobusi ka kaluar 20 herë kufirin vitin e kaluar me një ekstrakt të lejes së trafikut ndërkombëtar të falsifikuar nga 10 janari deri në aksidentin e nëntorit.

I pari që dëshmoi ishte një përfaqësues i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes i cili tha se kompania Besa Trans kishte licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. Besa transit i janë lëshuar 5 leje, por autobusi që u aksidentua nuk ka pasur dokument të tillë. Sipas mbrojtjes, me këtë dëshmi mohoet aktakuza dhe mospasjen e lejes e arysetoi me pandeminë.

Rasti është në procedurë para hetimore, në momentin që po analizohet dokumentacioni i grumbulluar, sipas prokurorisë për krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat