Zjarrfikësit e Dibrës këtë vit me 125 intervenime

Maqedonia

Zjarrfikësit e Dibrës këtë vit me 125 intervenime

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 21:58
Dibra

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Dibrës në periudhën e kaluar të vitit, ka regjistruar 125 ndërhyrje, që është në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Nga 1 janari e deri më sot kemi ndërhyrë në 125 raste. Nga numri i përgjithshëm, 25 janë në objekte, me 90 për qind shuarjen e zjarreve të shkaktuara nga djegia e oxhaqeve. Numri i mbetur, gjegjësisht 86, korrespondojnë me zjarre në hapësirë ​​të hapur, katër janë intervenime në automjete, ndërsa 10 janë ndërhyrje teknike”, deklaroi për MIA-n Xhetan Miftaroski, komandant i njësisë.

Zjarrfikësit e Dibrës ndërhyjnë në territorin e komunës Dibër, Qendër Zhupë dhe në zonën Dollna Reka, komuna Mavrovë dhe Rostushë.

“Shikuar veçmas, numër më të madh të intervenimeve në shuarjen e zjarreve ka në Dibër, ndërsa në komunën Qendër Zhupë janë rreth tridhjetë. Në zonën e Dollna Rekës ka intervenime teknike pas aksidenteve në komunikacion,” shtoi Miftaroski.

Duke pasur parasysh se sezoni i ngrohjes është në vazhdim, ai apelon që të pastrohen rregullisht oxhaqet, sepse në vitet e kaluara oxhaqet e papastruara kanë qenë shkaku kryesor i zjarreve nëpër objekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat