Bastisje në Koçan – policia gjen 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje, arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Koçan – policia gjen 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje, arrestohet një person

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 20:35
Pamje nga aksioni

Bastisje në Koçan – policia gjen 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje, arrestohet një person.

Zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Koçan gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe hapësirat tjera të cilat i ka përdorur 33-vjeçari nga Koçani, E.H. kanë gjetur 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje.

“Me urdhër të siguruar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Koçanit, është kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet e tjera të përdorura nga E.H., ku janë gjetur dhe sekuestruar 105 pako me marihuanë të gatshme për shitje. Droga është konfiskuar, personi është ndaluar dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjithashtu, prej atje thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj E.H. do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të shpejtë për “prodhim dhe vendosje të paautorizuar në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat