Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Sot do të kemi mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale, sidomos në orët e paradites kur kryesisht në pjesët veriperëndimore do të ketë edhe shtrëngata. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në drejtim të luginës së Vardarit, erë herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, në mëngjes me vranësira të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryjë erë veriore.

Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat