Turqit, finlandezët dhe hungarezët janë rracë e verdhë, gabime të reja në librat e Maqedonisë

Maqedonia

Turqit, finlandezët dhe hungarezët janë rracë e verdhë, gabime të reja në librat e Maqedonisë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Sipas teksteve të reja në librat e Gjeografisë, turqit, finlandezët dhe turqit janë popuj të rracës së verdhë në Evropë.

Gabime ka edhe në tekstet në lëndën e historisë dhe shqoërisë për klasë të pestë ku thuhet se Maqedoni në lindje kufizohet me Shqipërinë, ndërsa në perëndim me Bullgarinë, por edhe se Mont Everesti është “rritur” për 20.000 metra, ndërsa Shoqata e historianëve ka regjistruar më së paku 13 gabime në libër dhe kërkoi të tërhiqet nga përdorimi.

Ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mbrëmë theksoi se fati i librit do të dihet në fillim të gjysmë vjetorit të dytë dhe deri atëherë do të mblidhen të gjitha vërejtjet dhe nëse vërtetohet se libri ka 30% gabime, do të hiqet nga përdorimi.

Ndryshe, nxënësit e klasës së parë, dytë, katërt dhe të pestë pritën 3 muaj e gjusmë për t’i marrë librat sipas programit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat