Arrestohet një person në Berovë, ka djegur një veturë

Maqedonia

Arrestohet një person në Berovë, ka djegur një veturë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Policia sot në Berovë (05.01.2023), kanë arrestuar D.G.(36) nga fshati Mitrashinci, Berovë.

Ai dyshohet se më datë 04.01.2023 rreth orës 22:00 në fshatin Mitrashinci ka shkaktuar zjarr në automjetin “Mercedes” me targa zvicerane në pronësi të T.N. nga fshati Kalimanci, Vinicë.

D.G. është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat