Taravari-Aggeler: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim dhe stabilitet

Maqedonia

Taravari-Aggeler: Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim dhe stabilitet

Më: 20 janar 2023 Në ora: 16:35
Taravari-Aggeler

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët sot ka realizuar takim me ambasadore e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler ku biseduan për reformat dhe procesin eurointegrues të vendit.

“I urova ambasadores kthim të mbarë në Shkup, duke shpresuar që ky takim të jetë pikënisja e një bashkëpunimi të ngushtë në funksion të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve unike midis vendeve tona.

E falënderova Ambasadoren Aggeler për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për vendin tonë, posaçërisht në integrimet euro-atlantike dhe angazhimin e saj personal për çrrënjosjen e korrupsionit, llogaridhënien nga të korruptuarit dhe luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

Diskutuam për masat e propozuara nga ASh-ja në kuadër të pakos sonë për shtetin e së drejtës dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit, duke u pajtuar për urgjencën e nismave konkrete në këtë drejtim, shkruan Taravari në Facebook.

Taravari thekson se me Ambasadoren Aggeler, u pajtuam se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim, prosperitetit dhe stabilitet, dhe se rezoni shtetëror kërkon nga forcat pro-evropiane që të mos lejojnë devijimin nga ky kurs, duke marrë pa vonesë përgjegjësinë për të mos e humbur shansin para nesh dhe për ta përmbyllur suksesshëm këtë proces jetik për gjeneratat e ardhshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat