Paraburgim prej 8 ditësh për Stamenkovskin, dyshohet për shantazh dhe pirateri

Maqedonia

Paraburgim prej 8 ditësh për Stamenkovskin, dyshohet për shantazh dhe pirateri

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Marijn Stamenkovski, pronari i portalit “DokazM”, tashmë është dërguar në qendrën e paraburgimit në Shuto Orizare, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë i ka caktuar masën e paraburgimit.

Stamenkovskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh, pasi për veprat për të cilat akuzohet parashikohet dënim me burg deri në 5 vjet, ndërsa tetë ditë paraburgim është maksimumi që mund të caktohet në këtë moment sipas rregullores.

Megjithatë, siç konfirmojnë për “A1on” burime nga gjykata, prokuroria ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë vazhdimin e masës së paraburgimit, pas skadimit të këtyre 8 ditëve. Me kërkesën e tyre, gjyqtari mund të zgjasë paraburgimin nëse ende nuk ka përfunduar hetimi dhe nuk janë hequr arsyet për të cilat është caktuar paraburgimi në rastin e parë.

Sipas informacioneve, gjyqtari në procedurë paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të rrezikut për arratisje.

Marjan Stamenkovski, pronar i “DokazM”, dyshohet për disa krime, duke përfshirë edhe shantazh. Deri më tani bëhet e ditur se ai dyshohet për 4 krime, pirateri, përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, për veprën penale “shantazh”, keqpërdorim të të dhënave personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat