Nuk ndaluan në postbllokun e policisë, arrestohen dy persona nga Shkupi

Maqedonia

Nuk ndaluan në postbllokun e policisë, arrestohen dy persona nga Shkupi

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Policia e Shkupit bën me dije se sot në orët e para të mëngjesit, dy të rinj nuk i janë përgjigjur urdhrit të policisë për të ndaluar në një postbllok policor në Shkup. Policia u ka bërë shenjë ndalese dy të rinjve, por ata në vend që të ndalojnë, kanë rritur shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të tyre.

Kundrejt tyre është ngritur një postbllok i dytë, por dhe aty nuk kanë ndaluar duke u përplasur me veturën e policisë dhe për pasojë u lëndua edhe një punonjës policie.

“Sot (14.02.2023) në ora 00:45 në rrugën “Angel Dimovski” në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese Shkup kanë privuar nga liria shtetasit M.B.G.(36) dhe A.I.(34), të dy nga Shkupi. Rreth orës 00:30 në rrugën “Belasica”, M.B.G. nuk është ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë me mjetin “Reno Laguna” me targa të Shkupit, pas së cilës e ka shtuar shpejtësinë dhe ka vazhduar lëvizjen e mjetit me shpejtësi të madhe”.

“Para se të ndalohej, ai nuk iu bind urdhrit tjetër për të ndaluar dhe automjeti i tij goditi një automjet zyrtar të policisë dhe një punonjës policie. Personat më pas janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat