MD-Maqedoni: Tupançevski nuk është ministër nga 13 shkurti dhe nuk ka të drejtë të nënshkruajë për eurobondin

Maqedonia

MD-Maqedoni: Tupançevski nuk është ministër nga 13 shkurti dhe nuk ka të drejtë të nënshkruajë për eurobondin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Departamenti i Drejtësisë informon se ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski dorëheqjen e tij e ka dorëzuar në Qeveri më 10 shkurt 2023.

“Kuvendi konstatoi dorëheqjen dhe përfundimin e detyrës së Ministrit të Drejtësisë në seancën e datës 13 shkurt 2023. Nga data 14 shkurt 2023, Nikolla Tupançeski është i punësuar në Fakultetin Juridik “Justiniani I”. Kërkesa e Ministrisë së Financave për nënshkrimin e një opinioni ligjor për eurobondin është marrë në Ministrinë e Drejtësisë më 15 shkurt 2023.

Duke pasur parasysh se Tupançeski nuk është ministër i Drejtësisë që nga 13 shkurti, ai nuk ka të drejtë të nënshkruajë si ministër”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Kjo vjen pasi Tupançevski para dorëheqjes nuk e kishte nënshkruar opinionin për eurobondin e ri, që do të nënkuptonte një hua të re shtetërore prej 600 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat