Sllovenia do ta ndihmojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia

Sllovenia do ta ndihmojë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 23:45
Robert Golob dhe Talat Xhaferi

Qeveria e Republikës së Sllovenisë në prioritetet e saj për rajonin, veçanërisht i veçon ndihmën dhe mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën dhe integrimin në BE. Në këtë kontekst, Qeveria vë në dispozicion të gjithë kapacitetin e saj dhe ka siguruar mjete dhe ndihmë teknike përkatëse për shfrytëzim nga ana e institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë, siç kumtoi pres shërbimi parlamentar, e ka theksuar kryetari i Qeverisë së Sllovenisë, Robert Golob, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili është për vizitë zyrtare në Sllovenia.

“Kryeparlamentari Xhaferi i përshëndeti marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe dinamikën e shkëlqyer të takimeve në të gjitha nivelet dhe shprehu falënderim veçanërisht për mbështetjen aktuale të policisë sllovene në kufirin Maqedonia e Veriut – Greqi, si pjesë e aksionit të përbashkët për menaxhim me rritjen e flukseve të migrimit, sipas protokollit të nënshkruar mes ministrive të punëve të brendshme të të dyja shteteve. Në bisedimet e Xhaferit me nënkryetaren e Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme Tanja Fajon, u përshëndet kryesimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me Procesin për Bashkëpunim me Evropën Juglindore (PBEJL), me mbështetjen e deklaruar të hapur të vendit tonë dhe prioritetet e parapara në kuadër të këtyre proceseve”.

“Ajo që veçanërisht u theksua është se momenti për përshpejtimin e procesit të zgjerimit si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë nuk duhet humbur dhe se Sllovenia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj të njëjtën të mos e humbasë dinamikën, ndërsa vendet kandidate duhet të vazhdojnë me reformat e kërkuara”, theksohet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat