E rëndë në familjen shqiptare, burri dhe djali dhunojnë 46-vjeçaren dhe vajzën e saj

Maqedonia

E rëndë në familjen shqiptare, burri dhe djali dhunojnë 46-vjeçaren dhe vajzën e saj

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Shkupit, ku një 46-vjeçare është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i saj.

Sipas mediave lokale, djali i 46-vjeçares ka dhunuar edhe të motrën.

Pas ngjarjes ka qenë gruaja ajo e cila i është drejtuar policisë për të kërkuare ndihmë.

“Sot (17.02.2023) në ora 02:30 në SPB Shkup, një grua 46 vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se me datë 16.02.2023 rreth orës 18.00 është sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nga djali i saj N.P (28) dhe bashkëshorti i saj R.P, i cili ka përdorur edhe send të fortë. Sipas raportit, N.P ka sulmuar fizikisht edhe vajzën e denoncueses”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat