Shëtitje falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës Ndërkombëtare Turistike

Maqedonia

Shëtitje falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës Ndërkombëtare Turistike

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Me rastin e 21 shkurtit – Ditës ndërkombëtare të ciceronëve turistikë, Shoqata maqedonase e udhërrëfyesve dhe shoqëruesve turistikë sot do të organizojë shëtitje falas në Shkup dhe Manastir.

Në Shkup, pikënisja është Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës në rrugën “Maqedonia” pranë Kalasë.

Datat e turneut në Shkup do të fillojnë nga ora 12, 13 dhe 14, ndërsa në Manastir nga ora 12.

"Presim të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu dhe të marrin pjesë në këtë manifestim", njoftojnë nga Shoqata e Guidave Turistike të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat